Rreth Nesh

Një ekip i përkushtuar profesionistësh të motivuar

MBM Company
Historiku
Nga 2008 deri sot

MBM Sh.p.k. u themelua në vitin 2008 nga tre ortakë me njohuri dhe përvojë të konsoliduar në sektorin e bujqësisë.

Vizioni i tyre ishte krijimi i një kompanie që do të ofronte, në të gjithë Shqipërinë, inpute bujqësore dhe produkte blegtorale të standardeve më të larta.

Sot, MBM Sh.p.k. vlerësohet nga fermerët dhe tregtarët si një nga kompanitë më të rëndësishme në sektorin e bujqësisë, brenda dhe jashtë vendit.

Një ekip profesionistësh të motivuar punon çdo ditë për të ofruar zgjidhje cilësore, duke investuar në teknologji të reja dhe përmirësim të vazhdueshëm të produkteve dhe shërbimeve.

Telefoni
+355 69 700 1433
Vendndodhjet
Rrjet strategjik furnizimi dhe shpërndarjeje

MBM Sh.p.k. përbëhet nga tre qendra furnizimi dhe shpërndarjeje, të pozicionuara në vendodhje strategjike në Shqipëri dhe rajon.

Selia qendrore në Kavajë

Selia qendrore në Kavajë shtrihet në 15,000 m2, ku 10,000 m2 janë të dedikuara për magazinim dhe furnizim efikas të tregtarëve dhe fermerëve.

Filiali Budull

Filiali i dytë ndodhet në Budull, Krujë, pak kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza" dhe rreth 30 km nga Porti i Durrësit, me rreth 5,000 m2 magazinë.

Filiali Prizren

Filiali më i ri u hap në Prizren, Kosovë, në vitin 2012, duke zgjeruar shërbimet e MBM në tregun e Republikës së Kosovës dhe duke mbështetur kërkesën në rritje për eksport.

MBM Company
Vizioni dhe Misioni
Të udhëhequr nga vlera afatgjata

Vizioni: MBM Sh.p.k. synon të jetë lider në ofrimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale në Shqipëri dhe në rajon, duke rritur vazhdimisht standardet e cilësisë dhe shërbimit.

Misioni: Me përkushtim të pandërprerë, MBM punon çdo ditë për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët dhe furnitorët, duke ofruar zgjidhjet më të mira për tregtarët dhe fermerët.

Vlerat tona
Çfarë e udhëheq MBM çdo ditë
Besueshmëria dhe Integriteti

Besimi dhe etika janë themeli i çdo aktiviteti të MBM dhe çelësi i marrëdhënieve të forta e afatgjata të biznesit.

Përkushtimi ndaj klientëve

Marrëdhëniet me klientët tanë ndërtohen mbi respekt dhe besueshmëri. Kënaqësia e klientit është forca kryesore e rritjes sonë.

Pasioni për punën

Pasioni është forca që e mban MBM në zhvillim të vazhdueshëm përmes aktiviteteve të zgjeruara, burimeve njerëzore cilësore dhe inovacionit.

Përgjegjësia

Çdo aktivitet i kompanisë dhe stafit tonë realizohet me përgjegjësi të plotë, transparencë dhe profesionalizëm.

Respekti ndaj stafit

Stafi ynë është motori i kompanisë. Në MBM vlerësojmë profesionistët e kualifikuar dhe besojmë se rritja vjen përmes punës në ekip dhe zhvillimit të përbashkët.

EN