Rreth Nesh

 Faqja kryesore / Rreth Nesh

MBM Shpk

“MBM” shpk, eshte krijuar me statusin e nje shoqerie me pergjegjesi te kufizuar. Ajo eshte regjistruar ne QKR me date 05. 02. 2008. “MBM” eshte krijuar nga tre partnere. Perfaqesues Ligjor i Kompanise eshte z. Rolandi Bamllari. Themeluesit e saj jane me pervoje dhe te kualifikuar ne fushen e tregetise te inputeve bujqesore. “MBM” shpk, eshte nje kompani qe ofron ne tregun shqiptar dhe me gjere mallra ne sherbim te bujqesise dhe blegtorise. Ajo siguron per tregun kryesisht plehra kimike, farera, fidane dhe ushqim per blegtorine. Mallerat e tregtuara nga kompania “MBM” vijne kryesisht prej importit dhe vetem nje pjese e vogel nga prodhimet brenda vendit. Aktualisht kompania e zhvillon aktivitetin e saj tregetar ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise, ne Kosove dhe ne vendet e tjera fqinje. Ajo ka dy qendra te medha furnizim shperndarje, njeren ne Kavaje ( e cila njekohesisht sherben edhe si pike qendrore ), nga e cila furnizohen kryesisht tregtaret e Shqiperise qendrore dhe jugore , dhe tjetra ne Budull, afer Aeroportit “ Nene Tereza” nga ku furnizohen tregtaret e Shqiperise se Veriut dhe te Kosoves

Super Cilesor Lider ne tregun shqiptar.
  • Vizioni

  • “MBM” synon te behet nje nder kompanite lider ne Shqiperi per sa i perket tregtimit te mallrave per bujqesise dhe te ushqimeve per blegtorine. Ajo ka per qellim zgjerimin e hartes se tregtimit te mallrave ne rajon dhe rritjen e cilesise se sherbimit ne kete fushe, duke patur si pike referimi gjithmone standartet e BE-se.
  • Sherbimet Tona

  • “MBM” shpk perveç tregtimit te mallrave, ofron edhe asistence te kualifikuar per tregtaret vendes dhe te rajonit, kryesisht ne fushen e tregtimit, te ruajtjes dhe te perdorimit te imputeve bujqesore. Sherbime te tilla kompania i realizon nepermjet zhvillimit te trajnimeve, seminareve e tjere. Kompania perveç specialisteve te saj, here pas here per kete qellim angazhon si moderator te takimeve specialiste vendas dhe te huaj me kualifikim te larte ne fushen perkatese.